Çfarë duhet të ndodhë midis “të pashë” dhe “dua të blej nga ti”.
Shikime. Ads. Mesazhe. Por sa prej tyre po bëhen klientë?
Po investon në video, Instagram, Ads - ndoshta edhe influencerë apo një ekip marketingu që të krijon një kalendar. Por në fund të muajit, a mund të thuash me siguri:
“E di çfarë po i bën njerëzit të më zgjedhin - dhe di si ta përsëris çdo muaj.”
Apo po të shohin, por nuk po zgjedhin shërbimin tënd siç ti pret?
Apo ke vëmendje, shikime, ruajnë postimet e tua dhe merr mesazhe... por shumë prej tyre përfundojnë me:
Para se të investosh në më shumë vëmendje, zbulo në këtë masterclass çfarë duhet të ndodhë nga momenti që një klient të sheh deri kur vendos “Po. Dua këtë shërbim.”
Ndoshta problemi nuk është që nuk po bën mjaftueshëm marketing.
Përkundrazi.
Dhe disa prej tyre funksionojnë.
Po sikur problemi të mos jetë sa njerëz po të shohin?
Nëse 100 njerëz do të hynin në studion apo klinikën tënde fizikisht, shikonin, pyesnin dhe shumica largohen pa blerë...
a do të sillje edhe 500 njerëz të tjerë?
Apo do të kontrolloje:
Çfarë po ndodh nga momenti që hyjnë deri në momentin që largohen?
Dhe ja ku është pjesa që askush nuk ka dëshirë ta pranojë:
Ne shpenzuam pak kohë për të kuptuar cilat ishin arsyet që do t'i bënin klientët e biznesit të thonin: “Po, jam e interesuar.”
Sepse të gjithë premtojnë fitore të shpejta në shikime, të bazuara në rregullat e Instagramit.
Por çfarë po ndodh me prenotimet & shitjet pasi i merr këto?
Çfarë po e bën realisht një person të kalojë nga:
- Të pashë
- U interesova
- Të besova
- Të zgjodha
- Bleva
Vëmendja ≠ Vendimi
Gjëja më e gabuar që mund të bësh në rrjetin social është: të reklamosh & edukosh.
Sa më shumë faqja jote flet për shërbimin tënd, aq më pak njerëzit blejnë. Sa më shumë tenton t'i bësh njerëzit të kuptojnë shërbimin tënd dhe t'i impresionosh, aq më pak blejnë.
Dhe përsëri të mos bëjë që klientja të mendojë:
“Ky është shërbimi që më duhet!”
E di, duket e çuditshme - por është ajo që ndodh.
Këtë dua të të tregoj në këtë masterclass.
Në video do të zbulosh:
Dhe pse më shumë Reels, Ads apo influencerë mund të çojnë më shumë njerëz te i njëjti boshllëk.
Që të mos fillosh çdo javë me “Çfarë duhet të postoj?”, por me: “Çfarë duhet të ndodhë që ky person të më zgjedhë?”
Auditin e 9 Postimeve
Pas videos, hap profilin tënd dhe kontrollo 9 postimet e fundit me 5 pyetje diagnostikuese.
Jo vetëm: “A performoi?”
Por: “Çfarë pune po bën ky postim në vendimin e klientit?”
Mund të zbulosh se problemi nuk është se po poston pak. Por se shumica e marketingut tënd po përpiqet të bëjë të njëjtën punë: të marrë vëmendje - dhe jo të krijojë vendime.
...kontrollo nëse biznesi yt është ndërtuar për ta kthyer atë vëmendje në zgjedhje.
Sepse qëllimi nuk është të bëhesh më e mirë në Instagram.
Është të kuptosh më mirë si merr vendimin klienti yt - që postimet, Ads, DM-të, WhatsApp-i dhe çdo kanal tjetër të mos punojnë si aktivitete të shkëputura. Por si pjesë të së njëjtës rrugë:
- Vëmendje
- Interes
- Dëshirë
- Siguri
- Zgjedhje
- Shitje
Nëse sot nuk e di qartë ku po ngecin klientët e tu në këtë rrugë, këtu do të filloja.